Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira, pasdite reshje lokale shiu

Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite do të jetë jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 4 deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 27 gradë Celsius.

UV-indeksi do të jetë 6.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshura të përkohshme të shiut. Pasdite do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të
ulet deri 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 25 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me erë mesatare deri e përforcuar veriore. Paradite do të ketë periudha të diellit, ndërsa pasdite do të jetë jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima. Mot më jostabil pritet të martën dhe të mërkuren.

Marketing