Moti në Maqedoni do të jetë me diell, në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 11 gradë, ndërsa temperatura me lartë e ditës do të jetë në interval mes 21 dhe 27 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius.

Edhe në ditët në vijim do të mbajë mot me diell me mëngjese pak më të ftohta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë pa ndryshime të theksuara.