Moti sot me diell dhe i nxehtë

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i nxehtë.

Marketing

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Indeksi UV do të jetë i lartë, respektivisht UV:9, prandaj kërkohet respektimi i këshillave mjekësore, që nënkupton se në intervalin kohor ndërmjet orës 10-17, lëvizjet të jenë sa më të kufizuara ose të përdoren masat mbrojtëse.

Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm i shoqëruar me erë nga drejtimi verior me temperatura nga 16 deri në 31 gradë.

Nga dita e hënë paralajmërohet mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale të cilat do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën në disa vende do të kalojnë mbi 35.

Të mërkurën deri të premten, sipas sinoptikëve, priten të reshura lokale dhe bubullima në orët e pasdites.

Marketing