Moti sot me vranësira

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme ndërsa në orët e pasdites në disa pjesë të vendit priten edhe reshje lokale të shiut.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri 8 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 6 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 19 gradë Celsius.