Moti sot me vranësira dhe erë

Në pjesën perëndimore dhe në veri të vendit në ambientet malore do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës, ndërsa nëpër lugina priren reshje të dobëta të shiut, njoftojnë nga Instituti Hidrometerologjik.

Marketing

Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 5 deri në 3, ndërsa temperatura maksimale nga 4 deri në 11 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Do të ketë reshje të dobëta të shiut në pjesët më të larta të rajonit. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijë 6 gradë Celsius.