Moti sot me vranësira dhe i ftohtë

Moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje bore, më të përfaqësuara dhe më të dendura në pjesët perëndimore. Vetëm në pjesët juglindore reshjet do të jenë të shiut dhe të borës.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, pasdite edhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të përkohshme të borës dhe pritet të formohet shtresë e hollë e borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë deri -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 2 gradë Celsius.