Moti sot me vranësira i shoqëruar me reshje shiu dhe bore

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm, në pjesët lindore dhe jugore të vendit do të ketë reshje të borës me intensitet të ulët, sidomos në mëngjes. Kurse në pjesët juglindore të vendit do të ketë reshjet të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore.

Marketing

Temperatura do të sillet prej minus -6 deri në 2 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm ku që nga ora 11:00 deri në ora 13:00 pritet të ketë reshje të dobëta të borës, kurse temperaturat do të sillen prej -4 deri në 1 gradë Celsius.

Nesër pritet mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Një valë e re e lagështisë vjen nga e hëna, por në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të jenë me shi.

Marketing