Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Pasdite reshje të rrëmbyeshme të shiut pritet të ketë në pjesën lindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 10 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 7 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 7 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 12 gradë Celsius.