Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme

Në Maqedoni do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme, fillimisht në pjesët perëndimore. Rreth mesditës dhe pasdite në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në nivel lokal është e mundur të ketë procese më intensive me reshje të rrëmbyeshme posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 34 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë tetë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17, ndërsa ajo e ditës deri në 31 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten mot më i freskët me reshje mesatare deri të përforcuara veriperëndimore. Pastaj vijon periudhë e motit kryesisht stabil, ndërsa orët e pasdites në pjesët malore është e mundur dukuri e rrallë e reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.