Moti sot me vranësira

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore. Në pjesët verilindore ka mundësi për shi afatshkurtër. Indeksi UV është 7.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa temperatura e ditës prej 22 deri 30 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të moderuara dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11, ndërsa temperatura e ditës deri në 27 gradë.
Në ditët në vazhdim në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë, deri të premten do të jetë me erë të përforcuar veriore. Në nivel lokal ende do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima.

Të shtunën moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, ndërsa nga java e ardhshme dhe në ditët në vazhdim përsëri do të jetë jo i qëndrueshëm me reshje të shiut dhe me bubullima. Në nivel lokal priten dhe procese më intensive.