Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale deri në mesatare.

Marketing

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga minus 7 deri në 0 gradë, ndërsa temperatura ditore nga 5 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, si dhe me erë të dobët me drejtim nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të bien deri në minus 3 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrij deri në 8 gradë.

Moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm. Të dielën do të ketë reshje të përkohshme të shiut.