Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut dhe borës. Reshjet e borës më të dendura do të jenë në vendet malore. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Marketing

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 6 deri 15 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë për disa ditë.