Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar në drejtim verior.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus pesë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar në drejtim verior.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 11 gradë Celsius.

Më pas vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe motit më të ngrohtë.