Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët më të larta malore të vendit do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.

Marketing

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 4 deri 13 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë stabilizim të motit dhe rritje të temperaturave ditore.

Marketing