Moti sot në Maqedoninë e Veriut

oti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite do të ketë dukuri lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 23 deri 29 gradë.

Marketing

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të Fushëgropës së Shkupit do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 26 gradë.

Të enjten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm, me paqëndrueshmëri gjatë pasdites dhe kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Nën ndikim të valës së lagësht gjatë fundjavës, posaçërisht të shtunën, në disa vende moti do të jetë i paqëmdrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në ditët në vijim do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor, më intensive do të jetë të shtunën.

Marketing