Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë i vranët me reshje të shiut ndërsa në male dhe në vendet më të larta me reshje të borës.

Marketing

Temperatura minimale do të lëviz prej -3 deri në katër gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej katër deri në 11 gradë celsius.

Në Shkup, moti do të jetë I vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut ku temperatura maksimale do të arrijë deri në gjashtë gradë celsius.

Të dielën dhe të hënën moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, në male me bore. Për shkak të motit të ftohtë kohë pas kohe reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta.