Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë me diell dhe me temperatura të larta. Në pjesën perëndimore të vendit do të fryjë erë në drejtim perëndimor.

Marketing

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë celsius ndërsa temperatura ditore nga 29 deri 39 gradë celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësirë të vogël ku temperatura maksimale do të arrijë deri 37 gradë celsius.

Të mërkurën moti do të jetë jostabil dhe do të fryjë e përforcuar veriperëndimore që do të kontribuojë në uljen e temperaturave për 7 deri 9 gradë celsius.

Marketing