Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat më intensive do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Marketing

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 17 gradë celcius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me reshje të shiut, të cilat parashihet të vazhdojnë deri të martën.