Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me erë të fortë nga pjesa juglindore e vendit dhe reshje të shiut në rajonin e Povardarisë dhe Pellagonisë.

Marketing

Pasdite pritet që reshje lokale të shiut të ketë edhe në pjesën perëndimore të vendit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga pesë deri më 13 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 17 deri më 25 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm. Pasdite do të ketë mundësi për reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri më 24 gradë celsius.