Moti paradite në vend do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore e cila do të përforcohet përgjatë Vardarit dhe në pjesët perëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 5 deri në 1 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 6 deri në 17 gradë.

Në Shkup paradite do të kemi mot të ndryshueshëm ndërsa pasdite me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.