Moti sot në vendin tonë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha me diell. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë prej 22 deri në 31 gradë. UV indeksi do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimës.

Temperatura minimale do të arrijë deri në 17, ndërsa ajo ditore deri në 29 gradë Celsius.