Moti sot në vendin tonë

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ndërsa pasdite në pjesët veriperëndimore dhe lindore do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 29 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 8.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.