Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Gjatë mëngjesit në pjesët lindore ende do të ketë kushte për shi lokal, ndërsa në male në veriperëndim do të bie borë e lehtë gjatë paradites. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të diellit dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbret deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 12 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me periudha të diellit dhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të përkohshme.

Të mërkurën deri në fund të ditës dhe të enjten paradite reshje të shiut do të ketë në më shumë vende. Gjatë kohës së mbrëmjes së fundvitit pritet mot i thatë dhe kryesisht i kthjellët, në pjesët perëndimore vranësira të vogla deri mesatare.