Moti sot në vendin tonë

Periudhë e motit të ngrohtë me temperaturë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, paralajmëron DPHM.

Marketing

Moti i ngrohtë jo i zakontë është rezultat i rrymimit jugor ajror, ndërsa do të jetë i theksuar posaçërisht gjatë mesit të javës që vijon.

Sipas DPHM, do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar juglindore.

Sot në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshjet të shkurtra të shiut, ndërsa shpejtësia e erës nga drejtimi jugor do të përforcohet dhe pritet do arrij rreth 60 kilometra në orë.

Nga e shtuna sërish pritet rrymimi ajror të jetë nga drejtimi verior dhe temperaturat të ulen.