Moti sot në vendin tonë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me kushte për reshje afatshkurtra lokale në pjesën veriore të vendit.
Do të fryjë ere mesatare me drejtim veriperëndimor.
Indeksi UV do të jetë 9.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 33 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të pjesshme të vranësirave, ndërsa edhe paraqitje të jostabitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.