Moti sot në vendin tonë

Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa në male dhe në vende më të larta se 500 mbi lartësinë e detit me reshje të borës. Do të fryjë erë e fuqishme veriore, e cila vende-vende do të arrijë edhe mbi 90 km/orë. Pasdite reshjet do të ndalojnë, ndërsa nga fundi i ditës vranësirat do të pakësohen.

Marketing

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus dy deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej minus dy deri 11 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë e fuqishme veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri katër gradë, ndërsa e ditës deri pesë gradë.

Temperatura e ditës dukshëm do të zvogëlohet, në disa vende do të jetë për rreth 15 gradë më e ulët. Të mërkurën do të ketë stabilizim kalimtar. Reshje të reja priten të enjten.

Marketing