Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 19 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri një gradë, ndërsa e ditës deri 11 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mor me diell, me vranësira mesatare, ndërsa deri të shtunën do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore. Temperaturat e mëngjesit vende-vende do të zbresin nën zero, ndërsa të ditës do të jenë në ngritje. Rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut priten të martën pasdite.