Moti sot në vendin tonë

Moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të përforcuar të shkurtë, posaçërisht pasdite. Vende-vende proceset do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me bubullima.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 14 deri 20 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, prej mesditës me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima.
Temperatura minimale do të zbresë deri tetë gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Lokalisht proceset do të jenë më intensive me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht në orët e pasdites.

Marketing