Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të lëvizë prej 18 deri 24 gradë Celsius.

Marketing

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës deri 23 gradë Celsius.
Nga e enjtja vijon periudhë e motit të ngrohtë me rritje të dukshme të temperaturës. Paradite do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë të motit të keq.

Marketing