Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, në orët e pasdites mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare, në orët pasdites mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri tetë gradë, ndërsa ajo e ditës deri 24 gradë Celsius..

Të premten në orës e pasdites do të mbizotëroj mot jostabil me reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Të shtunën do të kemi stabilizim të motit, ndërsa nga e diela pasdite sërish do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të shoqëruara me bubullima.

Marketing