Moti sot në vendin tonë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima, veçanërisht paradite.

Marketing

Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 19 deri në 29 Celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në 16 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje lokale të shiut të cilat kohë pas kohe do të jenë të përcjella me bubullima.

Marketing