Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare me drejtim verior.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 35 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

Deri të shtunën paradite do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë. Të shtunën nga fundi i ditës dhe në ditët në vazhdim në orët e pasdites do të ketë jostabilitet me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima.