Moti sot në vendin tonë

Moti në gjysmën e parë të ditës do të jetë më vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë mes 11 deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 35 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë shtatë.

Në Shkup, paradite do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe kushte për shi të përkohshëm. Pasdite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të sillet prej 19 deri në 31 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë nga drejtimi verior. Në orët e pasdites do të ketë shi lokal dhe bubullima të përkohshme. Pastaj deri të premten do të mbizotërojë mot stabil dhe shumë i nxehtë.

Marketing