Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Kah fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut afatshkurtër dhe bubullimave.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë mes 14 dhe 24, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 31 deri 40 gradë. UV=9.
Në Shkup do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20, ndërsa ajo ditore deri në 37 gradë.

Të shtunën do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të izoluar të motit të keq, veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore. Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriperëndimore, që do të kushtëzojë rënien e vogël të temperaturave.

Marketing