Motrat Istrefi me një këngë së bashku

Era istrefi dhe Nora istrefi kanë gati një projekt të tyre së bashku.

Premtimi i Erës për ta bërë një hit me motrën e saj, Nora Istrefi është shumë afër për t’u realizuar.

Kështu s’paku kanë shkruar disa portale sot, derisa Nora ka disa muaj që nuk ka ardhur me ndonjë këngë të re.
Për herë të fundit Nora realizoi bashkëpunimin e saj me Skerdin “M’ke mungu”, një këngë ritmike kjo e cila ka më shumë se gjashtë milionë klikime në Youtube, shkruan GazetaExpress.

Arsyeja pse besohet që Nora dhe Era do të sjellin këngë të re është se ato janë parë në Prishtinë s’bashku shpesh muajin e fundit, derisa Era kishte lënë Amerikën për t’u kthyer në Kosovë në mesin e disa projekteve të saj të rëndësishme atje.
Kënga e fundit e Erës është ajo e publikuar para një muaji, “Like Mike” me Dimitri Vargas, një këngë që ka kaluar një milionë klikime në Youtube