Motrat Mustafa i këndojnë “Kanagjeqit” në këngën e re

Motrat Mustafa sollën një këngë për dasma.

Në kuadër të projekteve muzikore që po lansohen në prag të festave të fundvitit, Motrat Mustafa lansuan edhe një këngë të re.

Kësaj radhe, kënga e re e tyre do t’i kushtohet dasmave, saktësisht titulli i këtij projekti është “Kanagjegji”.

Marketing

Për tekstin e kësaj kënge u kujdes Sami Aliu, ndërsa orkestrimin e saj e bëri Arti Rec dhe u shoqërua me një video të përgatitur për fundvit.

Kujtojmë se një këngë me titull “Kanagjegji”, Motrat Mustafa e kishin publikuar edhe para dy vitesh, e cila u prit mirë nga fansat e tyre.

https://www.instagram.com/p/CIGXWgFDe6B/?utm_source=ig_embed