Janë emra shumë të kërkuar në dasma dhe ahengje të tjera familjare.

Sahide dhe Safete Mustafa, të cilat ndryshe i njohim edhe si motrat Mustafa, janë aktive me projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Ato sapo kanë publikuar projektin më të ri me titull “Bela n’bela”, të cilin e sjellin vetëm në versionin audio.

Ashtu si pothuajse të gjitha projektet e tjera të tyre, edhe kjo këngë ka për temë dashurinë, ndërsa e sjellin me përplot ritëm.

Kjo këngë vjen në kuadër të albumit më të ri të motrave Mustafa me titull “Jeta plot dashni”, i cili përmban tetë këngë.