Motrat vriten në rrugë, pamjet transmetohen në Instagram (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil, ku dy motra binjake u ekzekutuan në mes të rrugës ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetin social Instagram.

Marketing

Mediat britanike shkruajnë se lidhur me ngjarjen autoritetet kanë arrestuar një adoleshent të dyshuar në verilindje të Brazilit.

Viktima janë dy motra binjake 18-vjeçare, të identifikuara si Amália Alves dhe Amanda Alves. Ato u gjetën të vdekura në anë të një rruge prapa një kompleksi strehimi në Pacajus, Ceará, të Mërkurën e kaluar në mëngjes, disa orë pas vrasjes.