Mourinho me rikthim kalon në fazën tjetër, Bayerni ja bën bajat futbollin Zvezdës

Tottenhami i Jose Mourinhos ka mposhtur Olympiacosin me rezultat 4-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Mourinhos fitoi edhe pse ishte në disavantazh 0-2 gjatë pjesës së parë.

Marketing

Për grekët golat i shënuan El Arabi (6′) dhe Semendo (19′).
Ndërsa për Spurs realizuan Alli (45+1), Kane (50′ dhe 77′) dhe Aurier (73′).

Në ndeshjen tjetër, Bayerni e ka mposhtur Zvezdën 0-6 në mes të Beogradit.

Golat për gjermanët i realizuan Goretzka (14′), katër gola Lewandowski (53′, 60′, 64′, 68′) dhe Tolisso (90′).

Marketing