Mourinho: Nuk e shita unë Salahun nga Chelsea-isha i dashuruar në të

Superylli i Liverpoolit ka kaluar gjëra shumë të mira prej që është larguar nga Stamford Bridge, por Mourinho nuk mendon se ai ka përgjegjësi për largimin e tij

Marketing

Jose Mourinho ka hedhur poshtë pretendimet se ai e ka keqmenaxhuar Mohamed Salahun si talent të ri në Chelsea, duke pohuar se ai ishte njëri prej adhuruesve më të mëdhenj të yllit të Liverpoolit.

“Pikësëpari le të fillojmë me Salah. Sepse shumë gjëra janë shkruar e thënë e të cilat nuk janë të vërteta”, ka shpjeguar ai gjatë një interviste për BeIN Sports.

“Për fillim njerëzit përpiqen që të me identifikojnë mua si një trajner që e kam shitur Salahun. Unë jam trajneri që e kam blerë Salahun. Kjo është një ide totalisht e gabuar”.

“Luajtëm kundër Baselit në Ligën e Kampionëve. Salah ishte si fëmijë në Basel. Kur unë luaj kundër skuadrave të tilla i analizoj skuadrat dhe lojtarët për kohë më të gjatë”.

“Kështu rashë në dashuri me këtë djalë. Unë e bleva atë”.

“E shtyva përpara klubin që ta blejë dhe në atë kohë ne kishim lojtar fantastik në sulm-Hazard, Willian, ne kishin talent cilësor në ato pozita. Por, ju thashë atyre ta blejnë këtë lojtar. Ai është më shumë mesfushor anësor që mandej u bë sulmues”.

Sipas ish trajnerit të Manchester United, Chelsea dhe Real Madridit, vështirësitë e Salahut ishin adaptimi në shtëpinë e re, përderisa qëndrimi në Chelsea e kishte dëmtuar paksa karrierën e tij.

“Ai ishte si një fëmijë i humbur në Londër. Ai ishte një fëmijë i humbur në një botë të re”, ka shtuar Mourinho.

“Ne dëshiruam që të punojmë më të, të bëhemi më të mirë. Por, ai dëshironte që të luante më shumë dhe mos të priste”.

“Kështu që ne vendosëm ta huazojmë atë, në një kulturë që unë e njoh mirë. Itali. Futboll taktik. Futboll fizik. Një vend i mirë për të luajtur”.

“Fiorentina janë një skuadër e mirë ku mund të luani pa presion për ta fituar titullin. Kështu që ne vendosëm ta transferojmë atje”.

“Kur klubi vendosi ta shet, nuk isha unë ai që e bëra. Unë e bleva, nuk e shita”.

Marketing