Trajneri i Manchester Unitedit ka rrëshqitur dhe si pasojë është rrëzuar në hyrje të stadiumit “Wembley”, para ndeshjes që Anglia e humbi kundër Spanjës të shtunën mbrëma në Ligën e Kombeve.

Trajneri portugez po ecte drejt stadiumin të famshëm për ta zënë ulësen e tij për këtë ndeshje, kur ndodhi incidenti, transmeton Express.

55-vjeçari u rrëzua në tokë dhe u duk i ndrojtur teksa u çua në këmbë para turmës së habitur. Adhuruesit e futbollit kanë reaguar në rrjetet sociale për këtë. Njëri prej tyre e krahasoi rrëzimin e Mourinhos me atë të Arsene Wengerit, ish-trajnerit të arsenalit.

“Ma kujton kohën kur Wenger rrëshqiti në aeroport. Ai po duket si Wengeri çdo ditë e më shumë”, shtoi një përdorues i Twitterit.
Ndërsa një tjetër shkroi: “A po simulon si Luis Van Gali?”

https://www.facebook.com/football.jokes.2018/videos/258351701685667/