Mourinho takohet me Woodwardin, a po ndodh shkarkimi?

Jose Mourinho ka mbajtur takim me Ed Woodwardin.

Trajneri portugez është takuar me drejtorin gjeneral të Manchester United për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Sipas medieve në Angli, Mourinho ka biseduar me Woodward për thashethemet që po e lidhin Zinedine Zidanen me Manchester Unitedin.

Portugezi me gjasë nuk do të heq dorë nga posti i tij, pasi e di se do t’i humbiste një shumë të madhe të parave.

Kështu, Mourinho do ta pres shkarkimin e tij, për tu zëvendësuar më pas nga Zidane.

evn