Mourinho tregon se kush mund të eliminohet nga CHL, Juventus apo Atletico

Jose Mourinho ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e dytë në mes të Juventusit dhe Atletico Madridit.

Marketing

Juventus dhe Atletico Madrid do ta zhvillojnë sonte nga ora 21:00 përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2 me 0 në të mirë të skuadrës spanjolle, gjersa Jose Mourinho ka thënë se ai nuk befasohet nëse torinasit e përmbysin rezultatin.

“Nuk do surprizohem me një përmbysje të madhe nga ekipi vendas. Juve humbi 2-0, por nëse ndodhë që rezultati të përmbyset në 4-1, nuk do isha i surprizuar”, tha fillimisht portugezi, transmeton lajmi.net.

“Por sinqerisht nëse ka një ekip që përballon presionin, një ekip që mbron mirë, një ekip që kontrollon lojën në mënyrë defensive, Atletico është një shembull i mirë që mund ta bëjë këtë.

“Kështu, nëse do kisha për të zgjedhur, unë zgjedh Atletico Madridin që të kalojë tutje. Por nuk do surprizohem nëse Juve e përmbys.”, ka shtuar më tej Mourinho. /Lajmi.net/

Marketing