Mbrojtësi i djathtë do ta veshë fanellën me numrin 16 që dikur e kanë bartur lojtar si Xavi Hernández dhe Sergio Busquets

Moussa Wagué është lojtar i ri i ekipit të parë të FC Barcelona.

Pas transferimeve të Frenkie de Jong, Neto dhe Griezmann, mbrojtësi i djathtë bëhet fytyra e katërt e re për Ernesto Valverden, për sezonin 2019/20.

Wagué luajti sezonin e kaluar për Barça B, dhe gjithashtu ka bërë tri paraqitje për ekipin e parë kundër Huescas, Celtas dhe Eibarit.

Wagué, i cili me Senegalin arriti në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, është tejet i lumtur për promovimin në ekipin e parë të Barçës.

Ai do ta veshë fanellën me numrin 16 dhe do të jetë futbollisti i 11-të që do ta bartë këtë numër që nga viti 1995.

https://twitter.com/i/status/1157605545219710978

 

Artikulli paraprakGoli i çmendur i Lenjanit në Zvicër (VIDEO)
Artikulli tjetërMinistri kosovar e paralajmëron Maqedoninë Veriore