Mozambik, më shumë se 750 të vdekur

Numri i viktimave nga cikloni “Idai” i cili para dhjetë ditësh goditi tri shtete në Afrikën e Jugut u rrit në më shumë se 750 persona.

Marketing

Kjo shifër sipas zyrtarëve ende nuk është përfundimtare.

Autoritetet në Mozambik kanë thënë se gjendja në qytetin Beira që është goditur rëndë nga cikloni, tanimë është hapur rruga kryesore dhe është mundësuar ndihma humanitare, transmeton Asociated Press.

Vlerësohet se në Mozambik kanë humbur jetën 446 persona, në Zimbabve 259 ndërsa 56 në Malavia.

Marketing