Mozzik e godet me shuplaka gojës Loredanën, publikohet videoja e çuditshme

Loredana e Mozzik vijnë në një postim tjetër të çuditshëm.

Marketing

Ata janë ndër çiftet më të pëfolura të estradës.

Loredana dhe Mozzik tashmë po shijojnë edhe suksesin në skenën muzikore Gjermane e madje edhe në vende tjera të Evropës.

Dyshja edhe janë bërë prindër për herë të parë gjatë muajit të fundit të vitit 2018 dhe çdo ditë e më shumë po shfaqen të panadarë, shkruan Gazeta Express.

E as postimet në rrjetet sociale nga ata nuk mungojnë, qoftë me vajzën e tyre, qoftë bashkë kudo që shkojnë.

Por, këtë herë vjen një video shumë e çuditshme e çiftit, e cila po qarkullon në rrjetet sociale.

Në video shihet Loredana teksa e inçizon veten duke kënduar dhe në një moment, dikush aty afër saj e godet në gojë.

Dhe atë dy herë! Kjo duket të jetë dora me tatuazhe e Mozzik, ndërsa Loredana nuk reagon aspak ashpër për këtë gjest të reperit. 

 

Marketing