Mozzik publikon këngën e re “Pinocchio” (Video)

Reperi nga Ferizaji, Mozzik, është duke vazhduar me publikimin e projekteve të reja.

Marketing

Ai tashmë ka sjell edhe këngën e tretë nga albumi i tij më i ri, edhe pse dy projektet e para ishin bllokuar nga YouTube.

“Pinocchio” mban titullin kënga më e re e reperit, ndërsa vjen në bashkëpunim me DJ e famshëm zviceran, Luciano.

Ky projekt është publikuar vetëm në versionin audio dhe tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të reperit.

Të gjitha këngët e tij të reja janë punuar në studion “2 Euro Music”, nën producimin e MaCloud.

I njëjti do vazhdojë gjatë verës me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.

Marketing