Reperi Mozzik po ndjek famën edhe në Europë.
Mozzik është një ndër reperët më aktiv të skenës muzikore shqiptare.

Mozzik vite më parë ka qenë pjesë e labelit “On Records”, nga i cili tash e një kohë është shkëputur.

Përmes rrjeteve sociale, reperi ka bërë të ditur që ka nënshkruar me kompaninë muzikore “Sony ATV”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë reperi përmes një fotografie, ku u shfaq përkrah ekipit të “Sony ATV” në Gjermani.

Pjesë e këtij labeli në Gjermani është edhe e dashura e Mozzik, Loredana, ndërsa kjo kompani njihet si botuesi më i madh muzikor në botë dhe menaxhon me veprat e Michael Jackson, Leonhard Cohen, Lady Gaga, Kraftwerk, Wincent Weiss dhe Max Giesinger.