MPB: 585 shkelje për mos-mbajtje të maskës, 186 persona në izolim

Gjatë natës së kaluar në mbarë vendin 186 personave u janë dhënë vendime për izolim derisa 52 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Marketing

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim, gjegjësisht në vetizolim dhe me këtë rast nuk është evidentuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase.

Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse nga MPB-ja njoftojnë se janë regjistruar 585 shkelje.

Marketing