MPB: 620 shkelje për mosmbajtje të maskave, 324 persona në izolim

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut 324 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 88 të tjerë kanë firmosur deklaratë për vetizolim.

Marketing

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që tashmë gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën për vetizolim.

Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse janë regjistruar 620 shkelje.